Mbyllet takimi i Eurogrupit, vendos Samiti i Eurozonës, Merkel: Marrëveshje jo me çdo kosto

385
Ka përfunduar takimi i ministrave të Financave të Eurogrupit. kancelarja Angela Merkel duke komentuar mbledhjen tha se nuk do te ketë një marrëveshje me çdo kosto. Ndërsa Junker tha se do të luftoje deri në sekondën e fundit për të arritur një marrëveshje. Presidenti frances, Hollande u shpreh se nuk do të diskutohet dalja nga eurozona.
Ndërsa ka nisur edhe Samiti i 19 liderve të eurozonës.
Sigal

Ora 17: 00 Martin Schulz: Nuk jam ndeshur me një situatë si kjo e Greqisë. Nëse BE do që të ketë një fuqi të besueshme, duhet të tregojsë se është e aftë të zgjidhë problemet e veta.

Ora 16:00 Hollande: Nuk do të diskutohet dalja nga eurozona

” Evropa të tregojë solidaritet me Greqinë. Shteti helen do qëndrojë brenda Eurozonës, s’do diskutohet dalja.”

Ora 15:45 Juncker: Unë do të luftoj deri në sekondën e fundit për një marrëveshje.

Ora 15:30 Merkel: Jo marrëveshje me çdo kosto

Nuk do të jetë një marrëveshje me çdo kosto. Ne do të vlerësojmë nëse avantazhet peshojnë më shumë se disavantazhet. Negociatat do të jenë shumë të vështira.

Ora 15:15 Kryeministri i Greqisë Aleksis Tsipras ka deklaruar se sot mund të arrihet një marrëveshje nëse të gjitha palët do të bien dakord.

“Nëse do BE dhe të gjitha palët sot arrihet një marrëveshje. Unë jam i gatshëm për një kompromis të ndershëm. Borxh popujve që e duan Evropën e bashkuar dhe jo të ndarë.”
Përpjekja më e fundit e Greqisë për të shmangur daljen nga Eurozona dhe siguruar një program të ri shpëtimi trevjeçar ka marrë një goditje fatale mesnatën mes të shtunës dhe të dielës, pasi bisedimet u mbyllën pa asnjë marrëveshje.
Ndërkohë që pala greke kërkon hua të tjera për të siguruar mbijetesën në këmbim të reformave, Finlanda mësohet t’i ketë refuzuar ato, ndërsa Gjermania ka bërë thirrje që vendi të qendrojë për të paktën pesë vjet jashtë monedhës së përbashkët.
Eurogrupi do të mblidhet sërish sot, ndërsa pasdite rreth orws 16:00 do të nisë edhe samiti i krerëve të 19 shteteve pjesë të Eurozonës, për të vendosur fatin e Greqisë.
Shefi i Eurogrupit, Jerun Dajselblum, tha se bisedimet ishin të vështira, pasi ka ende një sërë çështjesh të rendësishme që nuk kanë gjetur ende zgjidhje, duke venitur kështu shpresat e qeverisë helene për një shpëtim të sekondës së fundit, pavarësisht vlerësimit pozitiv që ka marrë propozimi i saj nga Komisioni Europian, Banka Qendrore Europiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, të cilët madje rekomanduan një fond shtesë prej 80 miliardë eurosh, rreth 30 më shumë se sa kishte kërkuar vetë Greqia.
“Ishin orë të vështira. Kemi diskutuar propozimet greke në thellësi, kemi dëgjuar të gjitha komentet nga institucionet, kemi dëgjuar komentet e shteteve anëtare. Ka një numër të madh çështjesh që kemi në tryezën e diskutimit ende të pazgjidhura. Ne do të vazhdojmë të dielën diskutimin. Kjo është e gjitha që unë mund të them për momentin “tha shefi i Eurogrupit.
Ndërkaq shefja e FMN-së, Lagarde dhe kreu i Bankës Qendrore Europiane Mario Dragi lanë takimin pa dhënë asnjë koment për mediat, ndërsa Komisioneri i Çështjeve Monetare dhe Ekonomike u mjaftua duke deklaruar se: “Ai gjithnjë ka shpresë” .
Në këtë pikë, të gjithë do t’i kenë sytë nga liderët europianë të cilët pritet të thonë pasdite fjalën e fundit.
Sipas mediave britanike, kancelarja gjermane, Angela Merkel, është nën presion të madh nga Shtetet e Bashkuara për të toleruar Greqinë, e cila ka mbështetje edhe nga Franca dhe Italia.