Liderët e BE kokë me kokë me Tsipras dhe ministrin e Financave

446
Liderët e shteteve të eurozonës kanë marrë një pushim të shkurtër, ndërsa kryeministri grek, Aleksis Tsipras, bashkë me ministrin e financave, Euklid Tsakalotos, është duke u takuar veçmas me kancelaren gjermane, Angela Merkel, presidentin francez, Fransua Holond, dhe presidentin e Këshillit Europian, Donald Tusk, në përpjekje për të mbyllur një marrëveshje që do t’i siguronte Greqisë programin e tretë të shpëtimit brenda pak vitesh.
Sidoqoftë, çdo marrëveshje e arritur sonte, duhet të miratohet brenda të mërkurës në parlamentin grek, në mënyrë që të nisin negociatat me kreditorët ndërkombëtarë.
Sigal