Eurogrupi paralajmëron Athinën: Borxhi jepet vetëm pas marrëveshjes

437
Sigal

Të mërkurën rinisin sërish negociatat mes Greqisë dhe kreditorëve të trojkës, pas dështimit të prezantimit të listës së reformave nga qeveria greke. Presidenti i Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem ka paralajmëruar Athinën duke sqaruar se nuk do të ketë asnjë pagesë këste ndihme deri sa të arrihet një “marrëveshje e përgjithshme” mbi reformat.

Dijsselbloem ka sqaruar më tej se kanë rënë dakord për ndarjen e pagesën në dy këste, por më parë duhet marrëveshja dhe implementimi i saj. Ai konfirmoi gjithashtu se të mërkurën do të ketë një takim për të rinisur negociatat mes autoriteteve greke dhe ish-trojkës për një “vendim sa më të shpejtë e të suksesshëm”. 

Sipas kreut të Eurogrupit “Athina nuk duhet të ndërmarrë veprime të njëanshme në përmbylljen e programit”, e gjithashtu angazhimet e mëparshme duhet të mbeten”. “Negociatat me Greqinë “kanë humbur dy javë” në diskutime thelbësisht të padobishme”, ka përfunduar më tej Dijsselbloem.