Përgjaket Bajrami në Egjipt, policia vret 6 mbështetës të Morsit

467
Gjashtë persona kanë mbetur të vrarë sot në Kajro gjatë një proteste që përshkallëzoi në një përsheshje të dhunshme mes mbështetësve të Vëllazërisë Myslimane dhe policisë egjiptiane. Sipas BBC, përleshja e dhunshme ndodhi gjatë protestës së mbështetësve të ish-presidentit të dënuar me vdekje, Mohamed Morsi, pas faljes së Bajramit.
Policia fajësoi disa persona të panjohur si nxitës të turmës, por anëtarë të Vëllazërisë Myslimane thanë se viktimat u shkaktuan nga të shtënat e policisë. Kjo është e disata protestë që bëhet kundër klikës ushtarake në pushtet, ndërsa ish-presidenti Morsi dhe disa pjesëtarë të tjerë të Vëllazërisë Myslimane janë dënuar me vdekje dhe periudha të ndryshme burgimi. Një natë më parë, Morsi lëshoi një mesazh nga qelia për mbështetësit e tij duke i bërë thirrje njerëzve që të shpëtonin Egjiptin nga shtypja e ushtrisë.
Sigal