Mbyllen 4 shkolla në perëndim të Anglisë, pas alarmit për sulm me bombë

442
Katër shkolla në perëndim të Anglisë janë mbyllur sot pas disa alarmeve për bombë. Mësohet se autoritetet policore po bëjnë të mundur evakuimin e të gjithë nxënësve nga këto shkolla.
Sakaq, alarmet për sulme me bombë kanë qenë të shpeshta kohët e fundit dhe në Angli.
Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur më 13 nëntor në Paris, ku humbën jetën 130 persona si dhe u plagosën disa të tjera, autoritet britanike kanë marrë të gjitha masat antiterrorizëm, pas kërcënimeve që vinin në drejtim të shtetit të tyre nga ekstremistë të ISIS.
Sigal