95 vjeçarja në Itali, sjell në jetë djalin e pleqërisë

445
Sot shkenca mund të arrijë mrekulli. Një rekord botëror vjen nga Italia. Për herë të parë në botë një grua nga Milano ka lindur në moshën 95-vjeçare. 
Teresa Melchianne vendosi të sjellë në jetë djalin e saj të tretë, vogëlushin Gabriele nëpërmjet ndërhyrjes in vitro.
95-vjeçarja e cila hyn në histori, ka pasur një dëshirë të hershme për të zgjuar ndjesitë e mëmësisë. 
Djali i saj, avokati Ivan Melchianne flet më shumë rreth vendimin kurajoz të nënës së tij. 
“Gjithmonë kam besuar se dëshira e mëmësisë nuk ezaurohet brenda një faze të caktuar moshe, përkundrazi, ajo zgjat për shumë vjet, dhe do të thosha se duke para rastin e nënës sime, për të gjithë jetën. Tashmë mund të rrimë këtu dhe të japim gjykime jo të menduara, por e vërteta është se çdokush ka një liri personale që mbetet e tillë në çdo rast. Pra, pa shumë zhurmë, shkenca i ka zgjeruar kufijtë e njeriut, duke bërë të mundur atë që më parë ishte e paimagjinueshme. Kur u konceptua i vogli Gabriele, (i sapolinduri) mëngjesin e të dielës, pata një ndjenjë kënaqësie, duke menduar se dashuria e një nëne është gjëja më e bukur në jetë. U mallëngjeva dhe me bashkëshorten time u hodhëm përpjetë: ‘Urra, kam një vëlla, rroftë i pabesueshëm’. Menjëherë shpërtheva në të qara”, rrëfeu ai.
Ky rekord ka ngjallur debat në Italinë fqinje, ka njerëz që e vlerësojnë veprimin e të moshuarës, por shumë e kritikojnë. 
Gazetari Aldo Valletti e quajti skandal: “Drejt kujt po shkojmë?”, u shpreh ai.
Nga ana tjetër, Pier Paolo Cerutti thotë: “Kompleksiteti i jetës është i pashtershëm brenda një shakaje. Ka gjëra të cilat nuk mund të dënohen” 
Sigal