Mbretëresha Elizabeth pranon telefonata vetëm nga 2 persona dhe mund të mos jenë ata që mendoni

215
Sigal

Mbretëresha Elizabeth II thuhet se pranon telefonata vetëm nga dy persona.

“Me sa duket, mbretëresha ka dy njerëz me të cilët flet më shumë dhe ajo gjithashtu me sa duket ka një telefon celular i cili ka enkriptim anti-haker, në mënyrë që askush të mos mund të hakojë telefonin e saj,” zbuloi komentatori i mbretërorëve Jonathan Sacerdoti në podkastin Royally US.

Sipas tij, mbretëresha pranon telefonata vetëm nga dy persona brenda The Firm – term jozyrtar që përfshin familjen mbretërore, oborrtarët, stafin etj.

“Dy persona që ajo telefonon më shumë janë vajza e saj, princesha Anne dhe menaxheri i garave me kuja, John Warren.

Mbretëresha Elizabeth pranon telefonata vetëm nga 2 persona dhe mund

Mbretëresha Elizabeth pranon telefonata vetëm nga 2 persona dhe mund

Ndërkohë, Mbretëresha Elizabeth II thuhet se do të presë familjen mbretërore në Sandringham House për Krishtlindje, pavarësisht nga një vit i mundimshëm plot dramë, vdekje dhe frikë për shëndetin.

Viti 2021 nuk ka qenë vit i mirë për mbretëreshën. Mjekët i thanë që duhet të pushonte të paktën 2 javë pas shtrimit në spital në tetor. Në fillim të prillit, ajo humbi bashkëshortin, Princin Philip.