Martohet ylli i filmave italianë: Detajet nga dasma private e Manuela Arcuri

357
Sigal

Manuela Arcuri, a.k.a Paola e “Carabinieri” ka kurorëzuar në martesë fundjavën e shkuar dashurinë e saj 10 vjeçare. Ajo dhe partneri Giovanni Di Gianfrancesco konfirmuan publikisht romancën e tyre në 2010-ën, për t’u martuar në Las Vegas në 2013 e për t’u bërë më vonë prindër të Mattia-s, sot 8-vjeç.

Martohet ylli i filmave italianë: Detajet nga dasma private e Manuela

Së fundmi, vendosën që gjithë këto ngjarje t’i festojnë përmes një ceremonie të madhe ku të ftuar kanë qenë familjarët dhe miqtë më të afërt të të dyve.

Martohet ylli i filmave italianë: Detajet nga dasma private e Manuela

Eventi i organizuar ishte shumë privat, por revista italine Chi ia doli të publikojë ekskluzivisht disa foto nga ceremonia. Aktorja e famshme veshi jo një, por 3 fustane të bardhë dhe s’mund të mos dukej si një princeshë!

Martohet ylli i filmave italianë: Detajet nga dasma private e Manuela

Çifti u kurorëzua në Castello Odescalchi në Bracciano, vend shumë i njohur për martesa të famshmish, duke nisur nga Michelle Hunziker dhe Eros Ramazzotti në 1998, e deri tek Tom Cruise dhe Katie Holmes në 2006.