Marsejë, persona të maskuar qëllojnë me kallash, rrethohet zona

439
Sigal

MARSEJE – Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në lagjen Castellane në qytetin e Marsejës në Francë ditën e sotme, ndërsa policia ka rrethuar zonën.
 
Lajmi bëhet i ditur nga mediat franceze, të cilat sipas dëshmitarëve të zonës, persona të maskuar dhe me kallashnikov në duar, kanë qëlluar në ajër duke krijuar panik.
 
Policia ka rrethuar menjëherë zonën, ndërsa ka bërë të mundur evakuimin e banorqëve për të shmangur incidentet. Sipas mediave franceze, të shtëna ka pasur edhe ndaj një makine policie, por fatmirësisht pa të lënduar në njerëz.
 
Në qytetin e Marsejës pritej sot edhe vizita e kryeministrit Manuel Valls. Sakaq, autoritetet franceze janë të mobilizuara, që pas aktit terrorist ndaj “Charlie Hebdo” më 7 janar të këtij viti.