Marrëveshja me Malin e Zi, Haradinaj: Ja kur do të mbahet seanca për Demarkacionin

676
Qeveria e Kosovës miratoi sot kërkesën drejtuar Kuvendit për tërheqje të Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror me Malin e Zi. Kryeministri Ramush Haradinaj deklaroi se nga e mërkura janë të gatshme për thirrjen e seancës në të cilën do të votohet për Demarkacioni.
Haradinaj tha se tërheqja e Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi është bërë me qëllim të përfshirjes në ligj të marrëveshjes së dy presidentëve, atij të Kosovës dhe Malit të Zi.
“Brenda ditës, dikur rreth orës 4 ja kthejmë Kuvendit. Që nesër jemi të gatshëm për seancë. Me siguri seanca do të thirret ose nesër ose pasnesër. Pasnesër gjithqysh se nuk kemi mundësi me prit më shumë. Gjasa më të vogla ka nesër mu thirr”, pohoi ai. Ai tha se tashmë ka argumente të qëndrueshme për deputetët që ta votojnë, pasi marrëveshja parasheh rishikimin dhe korrektimin. Haradinaj tha se pala kosovare ka mundësinë që së bashku me Projektligjin për Demarkacionin ta inkorporojë edhe marrëveshjen e presidentit të Kosovës dhe të Malit të Zi.
Sigal