Marijuanë , kokainë dhe armë në banesë, arrestohet shqiptari në Greqi

145
Sigal

Një shqiptar është arrestuar nga policia greke, pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

Meiat fqinje raportojnë se në pranga ka rënë një 43-vjeçar, pasi gjatë kontrollit në banesën  e tij në Nea Filothei të Athinës janë gjetur 2.1 kg marijuanë, 55 gram kokainë, 760 kapsula narkotike, 1 kallashnikov, 2 pistoleta, 4850 euro si dhe 2 peshore.

Policia ka shoqëruar në komisariat personin në fjalë, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen nëse shqiptari trafikonte drogën I vetëm apo është i lidhur me ndonjë grup kriminal.