Maqedonia dënon me burg kryebashkiakun shqiptar (Emri)

521
Gjykata e Maqedonisë ka vendosur që të burgosë Edmond Themelkon pas provave për falsifikimin e një sërë dokumenteve në zgjedhje.

Gjykata Themelore në Shkup pranoi kërkesën e Prokurorisë Speciale Publike dhe vendosi masën e paraburgimit 30 ditor për kryetarin e Komunës së Pustecit, në Shqipëri, Edmond Themelko.
Ai është një nga të akuzuarit për manipulimin e zgjedhjeve lokale të vitit 2013 në Maqedoni dhe është pjesë e dosjes “Titaniku”.
Themelko u arrestua në shkurtin e 2016-s për këtë çështje dhe më pas u la i lirë dhe u kthye në Shqipëri ku vazhdon të ushtrojë detyrën e kryebashkiakut në Pustec në qarkun e Korçës, zonë kjo me shumicë maqedonase.
Hetimet për çështjen në fjalë kanë nxjerrë se rreth 400 shtetas nga Pusteci kanë votuar në zgjedhjet e 2013-s në Maqedoni me dokumente të falsifikuara.
Prokuroria Speciale Publike ka përfshirë në këtë dosje edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministren e Brendshme, Gordana Jankullovska dhe ish-zyrtarë të lartë të Qeverisë në Shkup.
Sigal