Maqedoni – Presidenti Ivanov i jep mandatin Gruevskit për formimin e Qeverisë

408
Sigal

Politika maqedonase ka
hedhur hapin e parë drejt formimit të qeverisë së re.

Presidenti Gjorge
Ivanov i dorëzoi sot mandatin për përbërje të qeverisë së Republikës së
Maqedonisë, Nikolla Gruevskit, kryetar i partisë politike VMRO-DPMNE, kumtoi
Kabineti i presidentit të Maqedonisë.

Afati kur presidenti
Ivanov duhet t’ia besojë mandatin për formimin e qeverisë një kandidati të
partisë, gjegjësisht partive të cilat fituan numrin më të madh të mandateve në
zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura më 11 dhjetor të vitit të
kaluar, skadon sot.

Përbërja e nëntë
parlamentare të Maqedonisë, e cila ka 120 të përzgjedhur të popullit, u
konstituua më 30 dhjetor të vitit të kaluar.

Më së shumti deputetë
ka koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE 51, Koalicioni i kryesuar nga LSDM ka
49 mandate, BDI 10, Besa 5, Aleanca e shqiptarëve 3 dhe PDSH 2. Në këtë
përbërje parlamentare nuk ka të përzgjedhur të popullit nga diaspora për shkak
të numrit të panevojshëm të votave të fituara.

Mandatari në afat prej
20 ditësh nga dita e dorëzimit të mandatit, Kuvendit i dorëzon program dhe e
propozon përbërjen e qeverisë. Qeveria, me propozim të mandatarit dhe në bazë
të programit, e përzgjedh Kuvendin me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i
deputetëve.