Manuel Valls: Besimplotë në një marrëveshjeje midis Britanisë së Madhe dhe BE-së

470
Kryeministri francez, Manuel Valls është shprehur besimplotë në arritjen e një marrëveshjeje midis Britanisë së Madhe dhe BE-së në samitin evropian që do të zhvillohet në muajin shkurt për të shmangur fenomenin “Brexit”.
”Megjithatë, besoj se do të marrë më tepër kohë ky proces”, shtoi Valls.
I pyetur nga disa gazetarë në Forumin Ekonomik në Davos mbi mundësinë e një marrëveshjeje muajin e ardhshëm, Valls iu përgjigj “jo, besoj se duhet më tepër kohë. Bisedimet do të nisin për pak. Përtej diskutimeve, ky proces duhet kryer mbi baza konkrete mjaft të specifikuara. Franca dëshiron arritjen e një marrëveshjeje, por e ritheksoj jo me çdo kusht”
Sigal