Manaj i dhuron fitoren ekipit spanjoll, shikoni supergolin e tij

491
Sigal

Albacete e ka mbyllur 2018-ën me një fitore 1-0 të marrë në shtëpi kundër Rayo Majadahonda në javën e 19-të të La Liga 2. Sulmuesit shqiptar i kanë mjaftuar 11 minuta për të realizuar supergolin që ka vendosur takimin.

Ish-sulmuesi i Interit është aktivizuar në minutën e 73-të në vend të Eugeni-t dhe në të 84-ën ka gjetur rrugën e rrjetës me një goditje të saktë nga jashtë zonës.

Ky gol, i pesti për shqiptarin në këtë sezon të kategorisë së dytë të futbollit spanjoll, ka ndihmuar Albacete-n të ngjitet në vendin e dytë të renditjes dhe të shkojë vetëm një pikë larg kryesuesve të Granada-s, ekipi që do të presë Manaj me shokë në javën e 20-të La Liga 2, që do të luhet 4 janarin e ardhshëm.