Maltë, shembet ballkoni i një lokali nate, plagosen 74 persona

417
Gjatë orëve të para të mëngjesit, 74 persona në një klub nate në Paceville të Maltës janë plagosur rëndë. Shkak është bërë shembja e një ballkoni prej xhami. Nga ballkoni kanë rënë disa të rinj, duke lënduar të tjerët që ishin në pjesën e poshtme.

Si pasojë e shembjes kanë marrë plagë të rënda 74 persona. Zyrtarë të klubit “Plus 1”, kanë thënë se kjo ishte pasojë e mbingarkesës së ballkonit dhe lëvizjeve të shumta, që kanë bërë të rinjtë.
Sigal