Mali i Zi e çon pagën minimale në 450 euro

170
Sigal

Nga 1 janari 2022, paga minimale në Malin e Zi do të jetë 450, në vend të 250 eurove aktuale. Mali i Zi bën një ndryshim epokal duke dyfishuar thuajse pagën minimale.

Ndryshimet në Ligjin e Punës kaluan në Kuvend me 77 vota pro dhe 50 kundër.

Përveç rritjes së pagës minimale nga 1 janari, programi i Europës tashmë parashikon heqjen e kontributeve të sigurimeve shëndetësore, vendosjen e një pjese të patatueshme të pagës bruto prej 700 euro dhe taksimin progresiv të pagave mbi një mijë euro.