Makthi i grabitjeve në Greqi, arrestohet 19- vjeçari shqiptar

408
Sigal

Policia greke ka vënë në pranga një 19-vjeçar shqiptar pasi akuzohet për vjedhje.

Mediat greke raportojnë se i riu ishte specialist i vjedhjeve nëpër dyqane.

Hetimet për kapjen e të riut shqiptar kishin filluar disa kohë më parë, kur edhe u dokumentuan një sërë vjedhjesh në zonën e Korydallos.

Emri i të riut shqiptar nuk është bërë publik, por mediat në Greqi kanë publikuar videon e një grabitje në një dyqan.

Nga hetimet u zbulua se 19-vjeçari shqiptar është i përfshirë në 16 raste vjedhjesh në dy muajt e fundit.

I riu shqiptar preferonte të lëvizte në këmbë. Në rastin e fundit të publikuar nga mediat, ai pasi zgjodhi dyqanin që do të grabiste theu xhamin  dhe u fut brenda duke marrë të gjitha paratë që ndodheshin në arkë.

Ai u arrestua dhe iu dorëzua autoriteteve të drejtësisë në Greqi.