Lufta në Ukrainë, Zelensky thirrje kompanive franceze: Largohuni nga Rusia

142
Sigal

Presidenti i Ukrainës Volodomyr Zelensky, duke iu drejtuar parlamentit të Francës përmes videolidhjes, u ka bërë thirrje kompanive franceze që të largohen nga Rusia.

“Renault, Auchan, Leroy Merlin dhe të tjerët duhet të ndalojnë veprimet në RusiAta duhet të ndalojnë financimin e vrasjeve të grave dhe fëmijëve,” u tha ai deputetëve francezë.

Renault është kritikuar ditët e fundit pasi prodhuesi i makinave rifilloi prodhimin në fabrikën e tij në Moskë.

Prodhuesi i makinave ka vendosur të mbajë të paprekur praninë e tij në Rusi, duke respektuar sanksionet ndërkombëtare.