Lloji i ri i virusit covid hyn në Itali / Sillet prej udhëtarit nga Britania

312
Sigal

Italia ka zbuluar një pacient të infektuar me llojin e ri të koronavirusit që është shfaqur në Britani, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë italiane.

Lexo edhe : ‘Pandemia mbaron në vitin 2025’ / Konspiracionisti jep arsyen

Pacienti dhe partneri i tij u kthyen nga Britania e Madhe në ditët e fundit në aeroportin Fiumicno të Romës dhe kanë qenë në izolim që nga ajo kohë, njoftoi ministria.

Fqinjët europianë të Britanisë filluan të mbyllin dyert për pasagjerët nga Britania të dielën mes një alarmi për përhapjen e shpejtë të llojit të virusit korona në ishull.

Ndryshe, ​Irlanda kufizon trafikun me Britaninë që nga mesnata.