Një tjetër takim pritet sot mes liderve të Maqedonisë për tejkalimin e krizës politike në vend. Po ashtu, sot pritet të vijë në Maqedoni edhe komisionari evropian për zgjedhim dhe fqinjësi Johanes Han, por i vetëm, pa tre euro deputetët e tjerë, Vajgël, Kukan dhe Hoiut, të cilët ishin pjesë e bisedimeve në Strasburg.
Gjithashtu do të ndryshojë edhe vendi i mbajtjet së takimit dhe kësaj radhe do të zhvillohet në rezidencën e ambasadorit të BE-së. Nga BDI-ja konfirmojnë pjesëmarrjen e Ahmetit duke lënë të kuptohet që bisedimet do të mbahen në format të njëjtë, përfshi edhe pjesëmarrjen e Thaçit. Ky përforcim diplomatik vjen pas dështimit të tre takimeve në Shkup dhe atij në Strasburg, ku liderët e partive në pushtet dhe opozitë nuk arritën dot të merreshin vesh as për kornizën dhe formatin e bisedimeve.
Zaev rikonfirmoi se opozita maqedonase mbetet në kërkesat e saj për dorëheqje të Gruevskit, kryeprokurorit Zvrlevskit, drejtorit të RTVM-së dhe të gjithë zyrtarëve të prekur nga bombat e LSDM-së, duke e parë zgjidhjen vetëm tek formimi i qeverisë kalimtare. Gruevs ki mësohet të shprehet i gatshëm për të biseduar për shumë çështje, por jo atë për dorëheqjen e tij.





















