Liberalizimi i vizave për Kosovën, Kurti: Hap i rëndësishëm, më pranë Bashkimit Evropian

77
Sigal

Sot ishte një lajm i shumëpritur për qytetarët kosovarë, të cilët duke nisur nga 1 janari i vitit që vjen do të lëvizin lirshëm në Europë. E për këtë vendim të Parlamentit Europian nuk mund të mungonte reagimi i kryeministrit Albin Kurti.

Përmes një reagimi në Twitter, Kurti e ka cilësuar lajm të mirë liberalizimin e vizave dhe tha se një veprim i tillë e çon Kosovën një hap më pranë Bashkimit Europian.

Kurti falënderoi eurodeputetët për mbështetjen e tyre.

Parlamenti Evropian miratoi këtë të martë vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, në një miratim që u bë pa votim, pasi nuk kishte asnjë kundërshtim.

Postimi i plotë:

Lajm i mirë për Kosovën sot! Parlamenti Evropian miratoi udhëtimin pa viza për qytetarët tanë duke filluar nga 1 janari 2024. Kjo na sjell një hap të rëndësishëm më pranë Bashkimit Evropian dhe duke kontribuar në pasurinë që ofron BE. Faleminderit!