Lëkundje të fuqishme toke në SHBA, ja sa ballë ishte

56

Një tërmet me magnitutë 5.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar në Karolinën e Veriut.

Sipas raportimeve, lëkundjet u ndien rreth 160 kilometra në veri të Charlotte, shumë pranë qytetit të Spartës. Studimi Gjeologjik i SHBA-së, njoftoi se dridhjet janë ndier edhe në Karolinën e Jugut, Tenesi, Gjeorogji e Atalanta.

Fatmirësisht nuk ka raportime për të lënduar, por vetëm dëme të lehta materiale.

“Dukej sikur një lokomotivë e madhe po kalonte mes nesh”, u shpreh kryetari i Spartës, Wes Bringer.