Lëkundet Turqia, tërmet me magnitudë 5.6

310
Sigal

Një tërmet me magnitudë 5.6 të shkallës Rihter sipas stacioneve gjeologjike ndërkombëtare ka tronditur pak minuta më parë zonën e Manisas në Turqi.

Nga të dhënat paraprakë mësohet se tërmeti pati një thellësi vetëm dy kilometra duke u ndjerë i fuqishëm në sipërfaqe.

Ky është tërmeti i dytë i fuqishëm që godet Manisan pas atij të janarit me të njëjtën magnitudë duke shkaktuar dëme materiale.