LDK: Nëse s’votohet Thaçi president, prishet marrëveshja

440
“Nëse nuk votohet Thaçi për president, do të prishet marrëveshja”. Kështu deklaroi nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova për mediat kosovare.
Sipas Rugovës është një marrëveshje që duhet të respektohet, që sipas tij duhet të votohet Thaçi për president. Ai nuk ka pranuar të flas për deputetët që janë kundër Thaçit, duke preferuar që të pyeten deputetët.
“Këtë pyetje duhet t’ia bëni deputetëve sepse unë s’jam deputet. Ne e kemi një marrëveshje të shkruar dhe unë jam i prirur ta respektoj atë. Nëse ekziston një marrëveshje që ne e kemi pranuar si të tillë, atëherë ish dashur të votohet. E nëse nuk votohet atëherë prishet marrëveshja. S’kemi çka bëjmë”, theksoi Rugova. Sakaq, dy partitë e mëdha që janë në koalicion, PDK dhe LDK, kanë lidhur një marrëveshje mes tyre që Thaçi më 2016 të vendosen në postin e presidentit.
Sigal