Lamborghini përfundon në liqen pasi pronari ngatërroi frenat me gazin

161
Sigal

Një Lamborghini i cili kushtonte 160 mijë paund, përfundoi në liqen pasi pronari ngatërroi frenat me gazin. Drejtuesi 31-vjeçar po kalonte me makinë nëpër qytetin austriak të Mondsee kur ndodhi ngjarja.

Shoferi arriti të dilte shëndoshë e mirë nga makina dhe të notonte në breg ndërsa automjeti u fundos 15 metra në ujë. Pas aksidentit, ekipet zjarrfikëse dhe një vinç u dërguan në vendngjarje për të nxjerrë makinën.

Përpjekja e shpëtimit për të nxjerrë makinën nga liqeni zgjati gjithsej tre orë, sipas zyrtarëve.

Image