Kuvendi i Kosovës mblidhet të hënën, më 17 dhjetor Jahjaga mban fjalimin vjetor

470
Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga më 17 dhjetor në orën 11:00, do të mbajë fjalimin e saj vjetor para deputetëve të Kuvendit.
Kështu vendosi sot Kryesia e Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e përbashkët me kryetarët e grupeve parlamentare.
Ende nuk ka asgjë zyrtare nga opozita nëse do të bllokojë edhe këtë seancë në të cilën Presidentja do t’u drejtohet deputetëve në fjalimin e saj vjetor, ashtu siç e përcakton ligji.
Kryesia caktoi edhe seancën e radhës plenare që do të mbahet të hënën me 14 dhjetor në orën 10:00.
Veseli ka bërë të ditur se përveç buxhetit, në këtë seancë pritet të diskutohen edhe 25 pika tjera.
Ai u ka bërë thirrje edhe deputetëve të opozitës që të jenë pjesë e seancës.
Sigal