Kurti: Arrestimet e fundit janë taktika të shtetit policor dhe fashist

471
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë një konference për media, ka thënë se arrestimet e fundit të aktivistëve të subjektit të të cilit i takon edhe ai, po bëhen për shkak se pushtetin e ka zënë paniku. “Pushteti në panik e me aparat represioni po mundohet të na shtypë. Janë arrestuar 8 aktivistë deri më tash. Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të të burgosurve politikë të regjimit Mustafa-Thaçi”, ka thënë Kurti gjatë një konference për media në zyrat e selisë së Vetëvendosjes në Prishtinë, raporton KTV. Ish-lideri i Vetëvendosjes, Kurti, tha më tej se preteksti i tanishëm i qeverisë, që sipas tij po përdor krejt mekanizmat shtetërorë kundër tyre, është aksioni i 2009.
“Por aktivistët tanë janë njerëz publikë. Shkuarja e policisë në shtëpitë e tyre natën dhe herët në mëngjes janë taktika të shtetit policor dhe taktika fashiste. Po mundohen të na ndalin, por është vonë sepse protesta e nesërme do t’i thyejë të gjitha rekordet, madje edhe atë të 9 janarit, sepse do të jetë protesta më e madhe që nga paslufta”, shtoi më tej ai. Ndërkaq, i pyetur për mundësinë e zgjedhjes së Hashim Thaçit president të vendit, Kurti tha: “Do ta kundërshtojmë në çdo formë”. “Jemi të angazhuar për 17 shkurtin dhe nuk e di nëse kryetari Ymeri është takuar me kryetarët e opozitës por edhe të premten plani është i njëjtë, nuk lejojmë kthimin e normalitetit të jetës institucionale”, potencoi Kurti
Sigal