Kurti: Aplikojmë për anëtarësim në BE para përfundimit të këtij viti

106
Sigal

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi sot se qeveria e tij do të aplikojë për anëtarësim në Bashkimin Europian përpara përfundimit të këtij viti.

Në një konferencë pas takimit me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, Kurti tha se qeveria dhe qytetarët mbështesin masivisht dhe plotësisht integrimin në Union.

“Ky vendim vjen si rezultat i orientimit politik dhe të vlerave të Qeverisë dhe  qytetarëve të Republikës të cilët mbështesin masivisht dhe plotësisht integrimin në BE”, tha Kurti.

Sa i përket liberalizimit të vizave, kryeministri u shpreh se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret dhe se liberalizimi tashmë është më se meritor për qytetarët e Republikës së Kosovës.

“U diskutua edhe për krizën energjetike me të cilën po përballet i gjithë kontinenti evropian. Bashkimi Evropian ka qenë partner i vazhdueshëm i shtetit të Kosovës. Në këtë takim të sotëm, u konfirmua ndihma e menjëhershme buxhetore prej 75 milionë euro për Kosovën në ballafaqimin me krizën energjetike”, thuhet mes tjerash në njoftim.