Kundërshtarët e Erdoganit dërgohen me urdhër të tij nga Kosova për në burg

298

Gazeta britanike “The Times” shkruan se deportimi i gjashtë shtetasve turq nga Kosova, muaj më parë, u bë me urdhër direkt të presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan. Sipas kërkesës turke personat në fjalë kanë pasur lidhje me Lëvizjen Gylen, që drejtohet nga Fetullah Gulen. Deportimi u bë në shkelje të ligjit nga shërbimi sekret kosovar dhe urdhri ndaj tij erdhi nga presidenti Hashim Thaçi, që iu bind kërkesës së homologut turk, pa dijeninë e kryeministrit Ramush Haradinaj. Një komision parlamentar i Kosovës që hetoi dëbimin e gjashtë shtetasve turq, që pretendohet se ishin anëtarë të asaj që Ankaraja e quan grup terrorist të udhëhequr nga kleriku Fethullah Gylen, ka gjetur 31 shkelje të ligjeve dhe procedurave. Komisioni parlamentar që hetoi dëbimin shumë të diskutueshëm të gjashtë anëtarëve të Lëvizjes Gylen të dyshuar në Turqi në mars të vitit të kaluar, tha se ka dërguar një dosje në zyrën e prokurorisë në Prishtinë, duke detajuar 31 shkeljet e ligjeve dhe procedurave. “Duke pasur informacionin se disa institucione kombëtare kanë kryer një vepër penale, ne do ta dërgojmë atë në prokurori”, tha Driton Selmanaj, kreu i përbashkët i komisionit, në një konferencë shtypi. Komisioni gjeti se shumica e shkeljeve janë kryer nga Agjencia e Inteligjencës dhe Policia e Kosovës, por edhe nga Departamenti i Aviacionit Civil, tha Xhelal Svecla, kreu tjetër i përbashkët i komisionit. Të gjashtë turqit të deportuar marsin e kaluar kërkoheshin nga Ankaraja lidhur me lidhjet e tyre të dyshuara me lëvizjen e klerikut në mërgim Fethullah Gylen, të cilin Turqia e quan “Organizata Terroriste Fethullahiste” ose FETO dhe fajëson për një grusht shteti të dështuar në vitin 2016. Ata, edhe se qëndronin në mënyrë legale në Kosovë dhe me dokumentacionin e duhur, u deportuan menjëherë në Turqi dhe më u dërguan në burgun famëkeq “Silivri” jashtë Stambollit. Por pasi kryeministri Ramush Haradinaj u ankua se turqit ishin dëbuar pa dijeninë e tij, ai shkarkoi drejtorin e Agjencisë së Inteligjencës, Driton Gashi dhe ministrin e Brendshëm, Flamur Sefaj. Selmanaj gjithashtu u ankua se puna e komisionit parlamentar ishte penguar, duke thënë se disa dokumente zyrtare që ajo kërkoi nuk u ofruan dhe kritikuan presidentin Hashim Thaçi për mungesën e tij për të raportuar në organin parlamentar. Turqia ka bërë presion mbi aleatët e saj dhe mbi vendet e Ballkanit për të mbyllur çdo institucion apo OJQ që ka lidhje me Lëvizjen Gylen dhe për të ekstraduar të dyshuar gylenistë.https://www.thetimes.co.uk/article/erdogan-foes-sent-home-to-jail-by-kosovo-gdmrnm5dx