Kryeministri serb, Vuçiç nesër në Kosovë, ja axhenda e plotë e vizitës

461
Sigal

Kryeministri serb Aleksandar Vuçiç do të vizitojë disa vende në Kosovë të mërkurën më 14 janar. Më poshtë axhenda e plotë e kësaj vizite.

10.30 – Përurimi i Klinikës Gjinekologjike në Pasjan(është parashikuar deklaratë për media)

11.40 – Vizitë në komunën e Shtërpcës, takim me përfaqësuesit lokal në sallën e Kuvendit komunal dhe një fjalim para qytetarëve para ndërtesës së komunës.

12.50– Vizitë në Graçanicë , takim në ndërtesën e komunës me kandidatin për kryetar nga lista “Srpska” Vlladeta Kostiç dhe ish-kryetarin e deritanishëm të kësaj komune Branimir Stojanoviç.

13.30– Zbulimi i përmendores të mbretit Millutin në Graçanicë dhe një fjalim para qytetarëve.

14.10 –Vizitë në manastirin e Graçanicës dhe takim me patrikun Teodosije.

14.40 – Graçanicë, takim me kryetarët e komunave me shumicë serbe, ministrat serbë në Qeverinë e Kosovës dhe me deputetët serbë të Kuvendit të Kosovës.