Kryeministri rumun i mbijeton mocionit të mosbesimit për heqjen e imunitetit

480
Kryeministri rumun, Viktor Ponta i ka shpëtuar sot një mocioni mosbesimi në Parlament, për heqjen e imunitetit të tij, për shkak të një hetimi mbi përfshirjen e tij në afera kriminale.
Ndërkohë që debati në Parlament vazhdonte, me qindra protestues mbushën sheshin përpara Parlamentit duke kërkuar dorëheqjen e tij.
Mazhoranca e tij arriti që të hedhë poshtë mocionin e ndihmuar edhe nga disa parti të vogla aleate, duke rrëzuar kështu kërkesën e opozitës centriste.
Parlamenti bllokoi hetimet ndaj Pontës, i cili akuzohej për konflikte interesi. Kjo ka ngjallur më shumë kritika në radhët e BE-së. Nga ana tjetër, Ponta ka mohuar çdo akuzë. Rumania shihet si një nga vendet më të korruptuara në BE, me një drejtësi që është nën monitorim special.
Sigal