Kryeministri indian Narendra Modi vizitë të papritur në Pakistan

462
Kryeministri indian, Narendra Modi mbërriti sot në Pakistan ku do të takohet me homologun, Nawaz Sharif, vizita e parë në më shumë se 10 vjet e një kryeministri indian në këtë vend.
Modi mbërriti në Lahore, në ditën që përkon me ditëlindjen e kryeministrit pakistanez, në një vizitë të papritur. “Pres të takohem me Nawaz Sharif këtë pasdite në Lahore, ku do të bëj një ndalesë gjatë udhëtimit tim për në Nju Delhi”, kishte deklaruar ai në rrjetin social “Twitter” pak para mbërritjes.
Modi kishte njoftuar për këtë vizitë të papritur tek fqinji pakistanez në përfundim të një vizite në Afganistan.
Marrëdhëniet mes Indisë dhe Pakistanit nuk kanë qenë të mira këto dy vitet e fundit, veçanërisht pas ardhjes në pushtet në Nju Delhi të kryeministrit nacionalist hindu në mes të vitit 2014.
Dy vendet në fjalë, që kanë fituar pavarësinë nga Britania që prej vitit 1947, kanë zhvilluar tri luftëra deri më sot, dy prej të cilave për zonën e Kashmirit, që ka qenë një “pikë e nxehtë” prej gjashtë vitesh, pasi të dyja vendet kanë pretendime territoriale. Para Parlamentit afgan, kryeministri indian kërkoi më shumë bashkëpunim mes Indisë, Pakistanit dhe vendeve të tjera fqinje.
Sigal