Kriza, Jacobson mesazh shqip liderëve: Mos e dh… punën!

443
Sigal

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë irrituar me lojërat politike të liderëve në Kosovë që nuk po mundin të formojnë qeverinë.
 
Ambasadorja Amerikane në Prishtinë ka qënë e drejtpërdrejt me liderët e partive politike, ndërsa ka dhënë në mesazh të qartë.
 
“Mos dhisni punën”, u ka thënë Tracey Ann Jacobson liderëve të partive politike në Kosovë.
 
Megjithatë diplomatja amerikane ka theksuar se SHBA-të nuk do të ndërhyjnë në situatën aktuale politike sepse janë vetë politikanët e Kosovës ata që duhet të kujdesen për krijimin e institucioneve të vendit.

Tracey Ann Jacobson u ka bërë thirrje partive politike që të pranojnë ftesën e presidentës Jahjaga, të ulen të bisedojnë dhe të arrijnë të gjejnë zgjidhje. Duke analizuar situatën, Jacobson ka thënë se duhet të përfundojnë marifetet politike.

“ Kemi situatën ku e kemi një vendim të Gjykatës Kushtetuese i cili thotë se PDK-ja e ka të drejtën për të nominuar kryeparlamentarin, e di se edhe vetë koalicioni e ka një marrëveshje ku parashihet që Isa Mustafa të jetë kryeparlamentar dhe Ramush Haradinaj të jetë kryeministër. Por nëse thirren njerëzit që të dalin në rrugë për shkak se kjo marrëveshje nuk mund të vihet në funksion atëherë mendoj se ky është një marifet politik. Një marifet tjetër politik mund të jetë partitë politike vendosin që të përkarhin kandidatin e nominuar nga PDK-ja për kryeparlamentar dhe ne atëherë do të presim që Kuvendi të thërras seancën e pastaj të lëvizet edhe me krijimin e qeverisë. Refuzimi për të thirr seancën e Kuvendit pa marrëveshjen për kryeparlamentar është po ashtu një marifet politik” , deklaroi Jacobson.