Kriza e emigrantëve, misnitri grek: Situata në kufi po vështirësohet

546
Ministri grek për emigracionin Janis Muzalas deklaron se situata bllokuese në kufirin mes Greqisë dhe Maqedonisë do të zgjidhet shumë shpejt. Reagimi vjen pas përleshjve të dhunshme dhe vdekjeve të emigrantëve. Një klandestin humbi jetën si pasojë e kontaktin me rrymën elektrike gjatë përleshjeve me policine në tentativë për të kaluar kufirin pas ditë të gjata pritje në anën greke të kufirit.
Viktima besohet të jetë nga Maroku, pjesë e grupit prej 1500 personash të bllokuar në kufi, shumica nga Pakistani, Irani dhe Maroku dhe që nuk leohen të hyjnë në Europë, pasi në bazë të marrëveshjes së fundit akses kanë vetëm shtetatsit nga Siria, Iraku dhe Afgansitani.
“Po përpiqemi ta zgjidhim pa dhunë dhe gjakderdhje problemin në Idomeni, por situata po bëhet gjithmonë e më e vështirë,” tha Mouzalas, duke shtuar se të gjithë personave të bllokuar në kufirin me maqedoninë iu është dhënë mundësia të kthehen në athinë në streha të sigurta dhe të apolikojnë për azil. Sipas sij një pjesë e tyre kanë pranuar këtë propozim teksa të tjerë janë dorëzuar dhe po kthehen në vendet e tyre të orgjinës.
“Në mënyrë të qartë kjo situatë në Idomeni nuk mund të vazhdojë. Nëse vazhdon, do të ketë viktima dhe luftime mes emigrantëve,” thotë misnitri, teksa njofton se Greqia i ka kërkuar ndihmë Bashkimit Europian për të përballuar fluskin e klandestinëve.
Ai tha se autoritet i kanë dërguar edhe programin e menaxhimit të krizës, por nuk kanë marrë asnjë përgjgije nga europianët. Teksa Maqedonia ka mbyllur kufirin me tela me gjamba, disa shtete kanë propozuar përjashtimin e greqisë nga zona shengen me arguemnin dështim në menaxhimin e klandestinëve.
Sigal