Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. 45-vjeçari shqiptar kreu krimin e dyfishtë gjatë mesnatës, ku vrau vajzën e tij 16-vjeçare dhe një shtetas italian.
Taulant Malaj, kishte dyshime se gruaja e tij 39-vjeçare e tradhtonte me shtetasin italian.
Sipas mediave italiane, 45-vjeçari tentoi të vrasë bashkëshorten e tij, por ka qenë vajza e tyre 16-vjeçare e cila në mbrojtje të nënës, është vrarë nga babai i saj.
Pas kësaj, Malaj në shkallët e pallatit ka qëlluar italianin, gjithashtu dhe bashkëshorten e tij, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka sekuestruar një thikë kuzhine e cila u përdor gjatë krimit.