Kosovë, Ymeri: Ramushi gaboi në takimin e Jahjagës me liderët politikë

582
Ramush Haradinaj është kritikuar nga kreu i VV, Visar Ymeri në ldhje me takimin që zhvilloi me lideret politik të thirrur nga Presidentja Jahjaga.
Në një intervistë për gazetën Zëri në Kosovë, Visar Ymeri tha se ka qenë gabim politik dhe nuk është bërë në dakordim me Lëvizjen “Vetëvendosje”.
Lideri i “Vetëvendosjes”, Visar Ymeri, beri të ditur se dy ditë para këtij takimi, Haradinajt i kishin sugjeruar që t’i thotë “jo” ftesës së presidentes.
Ai thotë se në Kosovë sa më shpejt duhet të organizohen zgjedhjet e parakohshme, ku partitë e bllokut opozitar, bashkë me pjesëtarët e shoqërisë civile, do të shkojnë me një listë të përbashkët, përderisa rregullat e koalicionit do t’i caktojë “Vetëvendosja”. Kreu i parties më të madhe opozitare është i bindur se aktualiteti politik dhe institucional nuk e lejon zgjedhjen e cilitdo politikan president të Republikës së Kosovës, me ç’rast, sipas tij, do të pengohet edhe zgjedhja e Hashim Thaçit, qoftë nëpërmjet gazit lotsjellës, apo formave të tjera të kundërshtimeve politike.
Ai thotë se subjekti i tij politik mund të bashkëpunojë me LDK-në, në qoftë se në krye të saj vjen Vjosa Osmani.
Sigal