Edhe sot Kapshtica e bllokuar, nga ora 11:30-19:00 ndërpritet puna

613
Edhe sot pika doganore e Kapshticës është bllokuar nga Ora 11:30 deri në orën 19:00. Shkak është bërë pezullimi i punës në palën greke pasi vijon ende protesta e fermerëve në Greqi.
Drejtoria Rajonale e Kufirit dhe Migracionit Korçë, ju informon se për shkak të bllokimit të rrugëve, prej grevës të zhvilluar nga fermerët grekë, dogana greke përsëri nuk do të funksionojë.
Fermerët grekë kanë më shumë se një javë që protestojnë ndaj reformës së pensioneve dhe sistemit të ri të tatimeve, që kërkon të miratojë qeveria “Tsipras”.
Sigal