Kosovë- Ngrihet flamuri i Amerikës në sheshin “Bill Clinton”

478
Me rastin e 239 vjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shoqata “Miqtë e Amerikës” ka ngritur sot flamurin e Amerikës në sheshin Bill Clinton, për të treguar se kosovarët e duan Amerikën dhe iu bashkohen festave të tyre.
Drejtori i Ambasadës Amerikane në Kosovë, Jefferey Jamison tha se është i lumtur që po i bëhet një nder i veçantë shtetit të tij nga Miqtë e Amerikës.
“Sot është një ditë e veçantë, e falënderoj shoqatën “ Miqtë e Amerikës” për këtë rast dhe në veçanti është një nder i veçantë për ne që mund të kujtojmë dhe të shënojmë këtë rast këtu në Kosovë që të mund të kujtojmë idetë e lirisë, e pavarësisë, jo vetëm në Amerikë por edhe në botë” , theksoi Jamison.
Përfaqësuesi i shoqatës Miqtë e Amerikës, Agim Rexhepi, tha se po i zhvillojnë këto aktivitete me qëllimin që të falënderojmë Amerikën për gjithë kontributin e dhënë për shtetin e Kosovës.flamuri-amerikan-040715
“Populli i Kosovës është i vetëdijshëm që populli amerikan gjatë historisë ka bërë për ne, prandaj ne kemi dashur që të veprojmë diçka dhe të tregojmë se ne populli i Kosovës i respektojmë shtetet e Amerikës, ne jemi falënderues dhe për jetë e mot do të jemi falënderues për gjithë atë që keni bërë për ne”, tha Rexhepi.
Për të shënuar këtë ditë, Rexhepi tha se kanë organizuar edhe disa aktivitete të tjera si ekspozitën një ditore nga Idriz Berisha dhe një gala mbrëmje në Istog.
Sigal