Kosovë, Mustafa-Vetvendosjes: Respektoni normat dhe ligjet

492
Kryeministri i vendit Isa Mustafa gjatë mbledhjes së sotme të ekzekutivit ka komentuar gjuajtjen me vezë të ministrit Blerand Stavileci nga ana e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje gjatë ditës së djeshme.
Ai ka shprehur keqardhjen e tij ndaj veprimit të djeshëm ndaj zyrtarëve të Qeverisë, që po u bëhen nga aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje.
Përveç hedhjes së vezëve, Mustafa ka kritikuar edhe deklaratat e Vetëvendosjes rreth këtyre veprimeve duke kërkuar nga këta të fundit që është koha të vetëdijesohen dhe të respektojnë normat dhe ligjet. “Çështja e deklaratave të Vetëvendosjes se nuk do t`i lërë rehat anëtarët e Qeverisë kapërcen çdo normë ligjore. Vetëvendosje duhet t`i respektojë ligjet e këtij vendi”, ka deklaruar Mustafa.
Sigal