Kosova e Serbia forca të shumta në pikat kufitare me Maqedoninë

529
Kosova dhe Serbia kanë angazhuar forca të shumta sigurie në pikat kufitare me Maqedoninë pas asaj që ndodhi në Kumanovë.
Forcat Speciale të Kosovës vendosen në kufi me Maqedoninë
Forca të shumta të njësisë speciale të kosovës janë vendosur në pikën kufitare të Kosovës me Maqedoninë, raportojnë mediat kosovare. Ngjarjet e ndohura në komunën e Kumanovës në Maqedoni kanë detyruar qeverinë e Kosovës të forcojë me trupa pikën kufitare.
Forcat Speciale ROSU të ndarë në dy grupe, janë vendosur në Hanin e Elezit dhe në pikën kufitare që lidhë Kosovën me Serbinë e Maqedoninë, në komunën e Gjilanit. Policia do të monitorojë kalimet në kufi pas raportimeve se disa qytetarë të Kosovës kanë marrë pjesë në luftimeve në Kumanovë ndaj forcave të UÇK-së atje.
Ushtria Serbe forcon kufirin me Maqedoninë
Masa të shumta për forcimin e pikës kufitare me maqedoninë ka marë edhe shteti Serb. Në kufirin e serbisë me Maqedoninë janë vënë forca të shumta të ushtrisë Serbe, të cilat janë të gatshme që në bashkëpunim edhe me strukturat e tjera të sigurisë të ruajtur sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë. Kështu është shprehur ministri serb i Mbrojtjes, Bratisllav Gashiç, gjatë një vizite që zhvilloi mbrëmjen e djeshme në bazën “Cvore”, në kufi me Maqedoninë.
Po ashtu, në një deklaratë për agjensinë serbe të lajmeve “Tanjug”, ministri Gashi ka thënë edhe një herë se jemi të gatshëm që së bashku me strukturat e tjera të sigurisë të Republikës së Serbisë t’i përgjigjemi të gjitha sfidave që mund ta rrezikojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit dhe qytetarëve Serbë. 
Sigal