Koronavirusi/ Numri i viktimave drejt rënies në Spanjë, sot raportohen 399 vdekje

289
Sigal

Spanja nis të marrë frymë. Numri i viktimave si pasojë e COVID 19 prej disa ditësh është në ulje, po ashtu edhe numri i rasteve të reja me të infektuar.

Raportohet se në 24 orët e fundit numri i viktimave ka qenë 339 perona.

Një total 20,852 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi në Spanjë, me mbi 200,000 të infektuar dhe më shumë se 80,000 të kuruar.

Kryeministri Spanjoll Pedro Sanchez pritet të kërkojë nga parlamenti nesër të zgjasë bllokimin deri në 11 maj.

Që nga 27 prilli, pritet që prindërit të lejohen të nxjerrin fëmijët nën 12 vjeç për ajrosje.

Ende nuk ka shenja të heqjes së kufizimeve aktuale, sipas të cilave njerëzit dalin nga shtëpitë vetëm për të shkuar në punë, për të blerë ushqime ose për shkaqe mjekësore, megjithëse ka një presion në rritje për të lejuar njerëzit jashtë për periudha të shkurtra.