Koronavirusi në Itali, shkon në 456 numri i të prekurve

379
Sigal

Ndërkohë që numri i viktimave nga koronavirusi në Itali është 12, numri i të prekurve vazhdon të rritet.

Mediat italiane shkruajnë se sipas të dhënave të fundit të ofruara nga Rajonet, numri i të prekurve ka shkuar në 456 infeksione në 12 rajone: 305 në Lombardi, 71 në Veneto, 47 në Emilia Romagna, 16 në Liguria, tre në Piemonte, tre në Lazio, tre në Sicili, tre në Marche, dy në Toscana, një në Tirol, një në Puglia.

Ndërkohë që është raportuar edhe rasti i parë në Taranto, një burrë 43-vjeçar nga Torricella në provincën e Tarantos rezultoi pozitiv për testin e koronavirusit: ai kishte simptoma gripi dhe u shpjegoi mjekëve se ai mbërriti në shtëpi të Dielën 23 shkurt, pasi kishte qenë në një zonë cilësuar si të kuqe për nga përhapja e virusit.

Njoftimin për rastin e parë të infeksionit në Puglia e beri guvernatori Michele Emiliano në Facebook i cili urdhëroi mbylljen e shkollave në provincën e Tarantos.

Ndërkohë që dje u raportua se numri i fëmijëve të prekur ka shkuar në 6.

Mediat e huaja shkruajnë se viktima e 12 është një 70-vjeçar nga Emilia-Romagna.