Presidenti Meta: Në 2 mars për lirinë e medias dhe Kushtetutën, kundër grushtit të shtetit

322
Sigal

Kur nuk na ndajnë shumë ditë nga 2 marsi, data kur presidenti Ilir Meta ka thirrur në një manifestim qytetarët në Bulevard, në mbrojtje të Kushtetutës, vjen sërish një reagim nga ky i fundit.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Meta ka falënderuar publikisht dy moderatorët, Saimir Kodra dhe Gentian Zenelaj, të cilat deklaruan se do të bëheshin pjesë e këtij manifesti.

Teksa i quan zëdhënës të fuqishëm të interesit publik, kreu i shtetit bën thirrje për pjesëmarrje në këtë tubim, ku përveç mbrojtjes së Kushtetutës, të mbrohet dhe liria e mediat.

MESAZHI I METËS

E pranoj kritikën me vend të dy moderatorëve brilantë të emisionit të mirënjohur investigativ STOP, Saimirit dhe Gentit!

E pranoj kritikën me vend të dy moderatorëve brilantë të emisionit të mirënjohur investigativ STOP, Saimirit dhe Gentit!

Por bashkë me ndjesën publike për këtë falenderim “paksa të vonuar” por që s’do të mungonte , nuk mund të mos e shpreh krenarinë që dy zëdhënës kaq të fuqishëm të interesit publik, i bashkohen kauzës sonë të përbashkët në mbrojtje të Kushtetutës, shtetit ligjor, demokracisë, të drejtave e lirive të qytetarëve, të cilat ata përpiqen t’i mbrojnë çdo ditë, me kurajo, profesionalizëm dhe sakrifica.

Së bashku në Manifestimin Mbarëkombëtar në 2 mars edhe për lirinë e pavarësinë e medias, në mbrojtje të Kushtetutës dhe të Shqipërisë, kundër grushtit të shteti