Koronavirusi në Itali/ Mosha mesatare e viktimave është 80 vjeç

A convoy of Italian Army trucks is unloaded upon arrival from Bergamo carrying bodies of coronavirus victims to the cemetery of Ferrara, Italy, where they will be cremated, Saturday, March 21, 2020. The transfer was made necessary since Bergamo mortuary reached maximum capacity. For most people, the new coronavirus causes only mild or moderate symptoms. For some it can cause more severe illness, especially in older adults and people with existing health problems. (Massimo Paolone/LaPresse via AP)

Drita në fund të tunelit po afrohet gjithmonë e më shumë në Itali, ku deri tani kanë humbur jetën mbi 18 mijë njerëz, duke qenë shteti më i goditur nga pandemia në rang botëror deri tani, sa i përket numrit të viktimave.

Ndërkohë, Silvio Brusaferro, drejtuesi i Institutit të Shëndetësisë në Itali ka bërë të ditur se mosha mesatare e personave të cilët kanë humbur betejën me virusin vdekjeprurës është 80 vjeç, nga të cilët 68 përqind janë meshkuj.

NOA

Po ashtu, Brusaferro ka theksuar se në bazë të të dhënave të 1500 pacientëve ka rezultuar se ata 60% e tyre kanë pasur më shumë se tri sëmundje të tjera.

Prej ditësh, rastet e reja të personave të prekur kanë rënë.