Koronavirusi në Itali, Conte: Karantinimi do të vijojë

256
Sigal

Kryeministri italian Giuseppe Conte ka paralajmëruar se ‘lock- down’-i në Itali apo mbyllja e bizneseve dhe karantinimi i gjithë vendit do të vijojë edhe pas afatit të fund marsit apo fillim prillit.

Conte shprehet se deri tani janë marrë masat e duhura teksa thotë se deri tani është shmangur rrëzimi i sistemit ekonomik dhe shëndetësor.

“Ne kemi shmangur rrëzimin e sistemit ekonomik, masat kufizuese po funksionojnë, dhe është e qartë se kur të arrijmë një kulm dhe kurba do të fillojë të ulet, të paktën në përqindje, shpresojmë në pak ditë, nuk do të jemi në gjendje të kthehemi menjëherë në jetën e mëparshme.

Është e arsyeshme të themi më shumë, por është e qartë që masat që kemi marrë, si ato që kanë mbyllur shumë nga aktivitetet e biznesit dhe të vendit, dhe ato që kanë të bëjnë me shkollën, do të zgjaten si afat,”– tha kryeministri Conte.