Koronavirusi në Gjermani, dhjetë vīktīma brenda 24 orëve, ekonomia në recesion

248
Sigal

Të paktën dhjetë persona kanë humbur jetën përgjatë 24 orëve në Gjermani si pasojë e koronavirusit.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve ka arritur në 8,257, tha Instituti gjerman “Robert Koch”. Sipas të dhënave më të fundit të Institutit, numri i përgjithshëm i personave të infektuar me koronavirus në Gjermani është 178.570.

Të hënën ky vend ka lehtësuar masat e izolimit duke lejuar hapjen e restoranteve.

Gjermania ka miratuar një paketë fillestare shpëtimi me vlerë më shumë se 750 miliardë euro, për të lehtësuar ndikimin e pandemisë në ekonomi.

Vendi është zhytur në recesion pasi pësoi tkurrjen e saj më të madhe tremujore, që nga kriza financiare e vitit 2009.

Ekonomia u tkurr me 2.2% në tre muajt e parë të vitit 2020, pasi dyqanet dhe bizneset u mbyllën, në mes të marsit, për të luftuar përhapjen e koronavirusit.