Koronavirusi, Bullgaria shpall gjendjen e jashtëzakonshme

346
Sigal

Në Bullgari është shpallur gjendja e jashtëzakonshme deri më 13 prill. Masat janë marrë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

201 deputetët që morën pjesë në seancën në parlament votuan “pro” për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Kryeministri bullgar, Boyko Borisov është shprehur se gjendja e jashtëzakonshme është kusht për të zbatuar kontrollin e nevojshëm. Më tej ai shtoi edhe se disiplina sociale nuk është në nivelin e nevojshëm.

Numri i personave të infektuar me koronavirusin në Bullgari është 23 ndërsa deri më tani ka ndërruar jetë vetëm një person