Fevziu i shmangu / Zbulohen mesazhet e biznesmenit mik i Ramës mbrëmë në emisionin Opinion

603
Sigal

Kryeministri Edi Rama është ftuar këtë mbrëmje në emisionin Opinion.

Ai po flet për situatën nga koronavirusi dhe tema të ditës.

Ndërkohë të shumtë janë ata që i drejtojnë pyetje Fevziut në celularin që ai ka lënë për pyetje nga publiku.

Disa nga këto pyetje, ai nuk i lexon, ndoshta sepse janë nga persona që e njohin mirë edhe atë, edhe Ramën.

Si të tilla, pyetjet nuk klasifikohen “për publikun”.

Por nga sekretaria e emisionit kanë rrjedhur ndërkohë në media, disa pyetje të një biznesmeni.

Biznesmeni e nxit Fevziun për ta pyetur kryeministrin për disa gjëra: Që nga mesazhi i koduar që po kërkon të japë Rama me veshjen (nuk është veshur kurrë kaq zi, për më tepër edhe kollaren) deri tek fjalët që qarkullojnë për marëveshje Rama-Basha për qeverisje Ps-Pd.

Emisioni u përdor ndërkohë për të testuar a e mban publiku i sfilitur shqiptar edhe një puntatë tjetër të teatrit politik të Tiranës, një rilidhje Rama-Basha

Po kush është biznesmeni që ia ka mbushur mbrëmë keq Fevzos, inboxin.

Nga një kontroll i numrit të tij del se bëhet fjalë për një biznesmen mik me Ramën.

Në dijeninë e redaksisë personi në fjalë është edhe i afërt me familjen e nuses së Bashës madje banojnë shumë afër në zonën e vilave pas TEG-ut.

Megjithëse i tillë, ai njihet si armik i hershëm i Sali Berishës me të cilin ka patur edhe përplasje publike.

Biznesmeni ka qenë ndër këshilltarët kryesorë të Ramës dhe mbështetës i ardhjes së tij në pushtet; këmbëngulës në një qeverisje të parë të Ramës pa Metën, më pas një kontrollues i afërt i raportit Rama-Meta.

Redaksia e kontaktoi atë, por ai nuk autorizoi publikimin e emrit dhe mesazheve.

U shpreh se nëse të gjitha palët bien dakord është i gatshëm t’i bëj publikisht pyetjet, jo vetëm ato që janë nisur sonte në celularin e Fevziut.

Në respekt të lexuesit, ne po publikojmë pyetjet, pa përgjigjet private të gazetarit Fevziu.

I cili shkëlqeu këtë mbrëmje. Edhe dorashkat anti-virus në lidhjen nga sheshi Skënderbej i kishte me ngjyrën e këmishës

 

1-O Fevzo, pyete njëherë pse është veshur me të zeza si në varrim? Se veshjen e ka shqetësim ai, e ka si kod, jep mesazhe me veshjen, sidomos sonte edhe kollaren e ka të zezë…

2-Pyete çfarë donacionesh kërkon ende, kur i dhamë sa për 4 tërmete dhe 10 Korona

3-Pyete për kostumin, pyete. Do ta shohësh si do ta qepi. Nëse do ti që ta qepi…

4-Pse nuk e le Ymer Lala atë mjekun thuaji…

5- Çfarë? 100.000 euro fatura?! Hahhahaa. Ne kushtojmë. Të tjerët i blen me 5 lekë ky

6-Po ai tipi mo Fevzo që desh solli Ambulancën, tallej apo jo?

7-E mban mend Fridën nga Sukthi në 93? Super foto tani që ka dalë ky trendi, 20 vite më parë

8-Fevzo, të kemi porositur të shpallësh martesën e Ramës me Lulin në kohë koronavirusi…

9-Hë mo hë… Seriozisht? Ne duhemi dhe kjo punë ka marrë fund? Dmth prapë 17 maji? J

10-Pas shpinës së tij është koleksioni Britanica, për ironi e mbulon një foto e Bashës me Merkel. Haha, do angazhohet ambasada gjermane për t’u distancuar nga emisioni siç u distancua ambasada usa nga flamuri gabimisht i valëvitur nga presidenti në manifestim…

11-Nuk kemi kohë për transparencë thuaj Lulit. Eh mor Fevzo as Luli as Rama nuk ishte koha të ndërroheshin për tërmetin si nuk ishte koha që Rama me Berishën të ndërroheshin për Gërdecin. Por është koha të ndërrohen tani. Një plan i sinqertë, të ndërrohen për koronavirusin

12-Fevzo meqë ke Guvernatorin… A janë Gaz Demi dhe Guvernatori tifozë të Partizanit?

13-A është 85 përqind e kredisë mbytëse me të ardhurat? A do aplikohet interesi plus për këtë shtyrje pagese kredie? Kush do jetë autoriteti që do zgjidhë mosmarrëveshjet e mundshme mes qytetarëve dhe bankave?