Konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës, Shevçenko: Ju lutem mos na harroni!

55
Sigal

Konflikti i armatosur mes Rusisë dhe Ukrainës vazhdon të mbetet një nga temat më të nxehta të aktualitetit botëror ku janë përfshirë shpesh dhe personazhet nga bota e sportit.

I radhës duket se ka qenë ish-sulmuesi legjendar i Milanit, Andri Shevçenko i cili në një prononcim për “CNN” ka bërë thirrje për vazhdimësinë e ndihmave në drejtim të popullit ukrainas.

“Personalisht është shumë e vështirë për mua, gjithçka që po përjetojmë. Shpesh i bëjë vetes shumë pyetje për të cilat nuk ka përgjigje, por e vetmja gjë që di me siguri është se na duhet ndihmë për të rindërtuar gjithçka.

Ukrainës i duhet shumë ndihmë nga pjesa tjetër e globit, i lutem të mos na harrojnë.”, u shpreh Shevçenko.